Lajme

Për të mos dëgjuar zhurmën që vet e bën, Mërgim Lushtaku vendos kufjet dhe vazhdon ta godasë tavolinën me shishe

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 05 May 2022

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, për të mos e dëgjuar zhurmën të cilën e bënin ai dhe kolegët nga opozita ka vendosur kufjet derisa vazhdonte ta godaste me shishë tavolinën në ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës.

Lushtaku ka dalë edhe te foltorja e Kuvendit duke goditur me shishe të ujit tavolinën teksa flisnin deputetët e VV-së dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme të Kuvendit, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimore parlamentar për rrymën.

-Advertisement-

Pushteti dhe opozita vazhdojnë të mos pajtohen në lidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera