Lajme

Për të dytën herë dezinfektohen rrugët e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 08 April 2020

Për herën e dytë komuna e Prishtinës ka filluar dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të komunës së Prishtinës, ku është thënë që do të bëhet edhe dezinfektimi i mobilerisë urbane, sikurse shprotave, ulëseve e shtyllave, shkruan gazeta infokus.

“Sot kemi filluar  me dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë.

-Advertisement-

Fillimisht po bëhet larja e thellë e të gjitha  rrugëve me cisterna, e Pastaj do të vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave) përmes pompave të krahut.

Falenderojmë ekipet në terren për punën e palodhshme!

Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera