Sport

Për shkak të rasteve të shumta me koronavirus shtyhet kjo ndeshje në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 25 February 2021

Klubi italian, Torino, para disa ditësh ka konfirmuar disa raste pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Tetë lojtar të ekipit të parë janë të infektuar, duke detyruar kështu Serien A të marrë vendimin për shtyrjen e takimit me Sassuolos, që pritej të luhej të premten.

Sipas vendimit të marrë, kjo përballje do të luhet me 17 mars në ora 15:00.

-Advertisement-

Kujtojmë që i tërë klubi ka anuluar stërvitjet dhe është futur në izolim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera