Sport

Për shkak të pasojave nga tërmeti, shtyhet ndeshja në basketboll midis Kosovës e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 27 November 2019

Për shkak të tragjedisë që goditi Shqipërinë, si pasojë e tërmetit që la dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur, është shtyrë ndeshja vëllazërore në basketboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte e paraparë të zhvillohet më 28 Nëntor, në Shkodër.

Ndeshja është shtyrë për një datë tjetër, e cila do të caktohet më vonë, thuhet në njoftim e FBK-së.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej për nder të Ditës së Flamurit, ndërsa Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ofron ndihmën e saj për vëllezërit tanë në Shqipëri për çfarëdo që kanë nevojë.

-Advertisement-

FBK-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera