Lajme

“Për shkak të pandemisë fushata zgjedhore do të duhej të ishte 6 ditë e jo 9”

Autori: Doresa Geci 18:53 | 19 January 2021

Fushata zgjedhor nuk duhet të jetë 9 ditë në kohë pandemie.

Kështu është shprehur, Infektologu, Ilir Tolaj në një intervistë për Gazetën Infokus.

“Është dashur që në këtë periudhë, fushata zgjedhore  të shkurtohej edhe më shumë, është dashur që ta bëhej ndoshta 6 ditë. Ka pas shumë zgjedhje në këto vite dhe nuk ka diçka që partitë politike mund të ofrojnë më shumë se sa kanë ofruar më herët. Ajo çka është e rëndësishme që të bëhet thirrej edhe partive edhe kandidatëve që janë duke marrë pjese në këto zgjedhje që të mos e rrezikojnë jetën e masës. Dhe secili kandidat që nuk i respekton këto thirrje do të duhej të ishte indikator që ai person të mos jetë deputetë”, ka thënë Tolaj

-Advertisement-

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja të ndëshkojë më gjoba partitë dhe kandidatë për deputetë që shkelin masat anti-Covid.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera