Lajme

Për shkak të mungesës së ujit prej tri ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë afër ndërprerjes së punës

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 19 October 2023

Tash e tre ditë Gjykata Themelore në Prishtinë është duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm.

Sipas kësaj gjykate kjo situatë ka vështirësuar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit të Drejtësisë.

“Po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje Gjykata Themelore e Prishtinës  kërkon nga autoritetet kompetente që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate.

“Nëse nuk zgjedhet ky problem do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera