Për rininë e lëkurës/ Si të përgatisni kremin me aloe vera dhe vitaminë E
Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 29 April 2021
Përkujdesja ndaj lëkurës nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e produkteve të shtrenjta kozmetike. Ajo duhet të nisë me përdorimin e produkteve sa më natyrale dhe të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Dy prej tyre janë aloe vera dhe vitamina E, dy produkte lehtësisht të aksesueshme për secilën prej nesh. Duke lexuar më poshtë në AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një krem natyral për fytyrën dhe trupin me xhelin e aloe verës dhe vitaminën E.
Si Të Përgatisni Kremin Me Aloe Vera Dhe Vitaminë E
Lajini duart mirë me sapun dhe ujë të bollshëm. Më pas merrni një gërshërë dhe prisni një gjethe të madhe të bimës. Gjethen lajeni dhe vendoseni në një enë të thellë që të kullojë për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe, gjethja e aloe verës do të lëshojë një lëng të verdhë.
Më pas, për lehtësi prijeni gjethen në dy gjysma dhe me një thikë hiqni pjesët anësore të saj. Në një dërrasë për prerje vendosni njërën gjysmë të gjethes, ndajeni në dysh për së gjati dhe me një lugë merrni xhelin. Xhelin hidheni në një tas të thellë dhe më pas përsërisni të njëjtat hapa me gjethen tjetër. Xhelin hidheni në një mikser dhe shtoni dy kapsula të vitaminës E, të cilat mund t’i blini në çdo farmaci. Përziejini mirë për rreth një minutë derisa kremi të jetë uniform dhe pa copa të trasha të xhelit. Më pas, hidheni kremin në shishe të vogla ose në një kavanoz qelqi dhe futeni në frigorifer.
Si Ta Përdorni Kremin Me Aloe Vera Dhe Vitaminë E
Këtë krem mund ta përdorni për të lyer fytyrën dhe trupin si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Ai është shumë hidratues dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Ju mund ta lyeni fytyrën, sidomos pjesët e rrudhave dhe ta mbani kremin në fytyrë gjatë gjithë natën. Në fundjavë, mund ta lyeni fytyrën rregullisht gjatë gjithë ditës dhe do ta keni atë të butë, të ushqyer dhe të pastër.
Përdorimi për rreth një muaj i këtij trajtimi do të reduktojë ndjeshëm praninë e rrudhave por do të përmirësojë paraqitjen e lëkurës. Ky krem është shumë i mirë edhe kundër njollave dhe e hidraton lëkurën në thellësi. Antioksidantët tek vitamina E dhe vitaminat dhe mineralet tek aloe vera do të jenë ushqimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës nga jashtë brenda. Këtë krem mund ta përdorni edhe në trup, madje edhe kundër të djegurave nga dielli apo incidenteve të vogla në kuzhinë. Sasia e mësipërme e kremit duhet përdorur për një javë, sepse ai është krejt natyral dhe pa konservantë. Në mbarim, ju mund të përgatisni një dozë tjetër.
Të tjera
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze jan...
-
“Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën Besnik Bislimin të ikë prej gazetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media ...
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...