Lajme

Për prag të krishtlindjeve, Evropa ngrit alarmin për sulme terroriste (Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 28 November 2017

Sezoni i Krishtlindjeve i cili fillon këtë javë, është duke u përcjellë me shqetësime të mëdha nga autoritetet e sigurisë në Evropë për shkak të sulmeve terroriste.

Mbështetësit e Shtetit Islamik kanë publikuar një video me disa pamje të zymta ku përmes saj bëjnë thirrje “ujqve të vetmuar” të sulmojnë objektivat kryesore në Evropë, duke përfshirë vendet si si Vatikan që deri tani kanë qenë të sigurta nga sulmet, raporton CNN.

Një sulm i përmasave të mëdha ndodhi në një xhami në Egjipt të premten që vrau të paktën 305 vetë ilustron kërcënimin që terroristët e armatosur mund t’i bëjnë turmave të mëdha të mbledhura në hapësira të vogla për ngjarje fetare.

-Advertisement-

Militantët thuhet se përdorën eksplozivë për të bllokuar rrugët e ikjes përpara se të hapnin zjarr nga automjetet jashtë rrugës me qindra njerëz që u mblodhën për të ndjekur një predikim në xhami në qytetin Sinai të Bir al-Abd.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera