Shëndetësi

Për orgazëm më të mirë, kjo është koha e duhur për seks

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 14 September 2017

Shumë gra thonë se nganjëherë ndjehen sikur janë peng i ciklit të tyre menstrual, por lajmi i mirë është se shkencëtarët kanë zbuluar një gjë pozitive në lidhje me të.

Nuk është e gjitha dhimbje dhe çrregullim hormonal. Siç duket, ka një lidhje në mes të “asaj kohe të muajit” dhe kualitetit të orgazmës tuaj.

E gjitha ka të bëjë me hormonet të cilat ndikojnë ciklin mujor të një gruaje, oestrogjenin dhe progesteronin, të cilët shkaktojnë luhatje në dëshirën seksuale.

-Advertisement-

Kështu, një grua mund ta vërejë se kjo dëshirë rritet në ditët para ‘ditëve pjellore’, dhe më pas bie pak pas tyre, transmeton Gazeta Express.

Çfarë kanë gjetur shkencëtarët është se gratë përjetonin më shumë orgazma të kënaqshme gjatë këtyre kohërave dhe gjithashtu edhe ndjenja më të thella.

Në rast se nuk e dini se kur i keni ‘ditët pjellore’, atëherë dita e parë është dita e parë e periudhës menstruale dhe dita e fundit është dita para se periudha tjetër të fillojë.

Kështu, ovulimi ndodh rreth dy javë para menstruacioneve të ardhshme, që i bie se nëse cikli juaj menstrual është mesatarisht 28 ditë, ju ovuloni rreth ditës së 14’të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera