Lajme

Për opozitën, edhe pas zgjedhjeve Çakorri mbetet Çakorr

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 18 May 2017

Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma” nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth Demarkacionit, ndonëse në koalicion parazgjedhor këto dy të fundit kanë hyrë së bashku me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Edhe përkundër hyrjes në koalicion me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, PDK-në, partitë që në legjislaturën e pestë kanë qenë në opozitë, AAK e “Nisma”, nuk kanë ndërruar qëndrimin e tyre karshi kësaj Marrëveshjeje.

E prerë në vendimin e saj kundër demarkimit të kufijve me shtetin malazez mbetet edhe lëvizja “Vetëvendosje”, e cila shprehet e bindur se një marrëveshje e tillë nuk do të kalojë në asnjë qeverisje.

-Advertisement-

Në anën tjetër nënshkrimi i koalicionit mes PDK-së e dy partive që ishin mjaft kundërshtuese për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit duket se do ta komplikojë çështjen e demarkimit të kufijve me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.

Kjo sepse, siç cekin njohësit e çështjeve politike, nëse ky koalicion i fiton zgjedhjet atëherë njëra palë patjetër duhet të lëshojë pe.

Derisa ndërrimi i qëndrimit për Demarkacionin nga ana e partive që ishin në opozitë do ta tronditë vendin, duke krijuar kështu pakënaqësi të shumta në masë e në subjekte politike.

Ndryshe, politologët mendojnë se koalicionet ilustrojnë më së miri se këto parti nuk udhëhiqen nga parimet, por vetëm nga interesat personale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera