Lajme

Për një vend në lokal u vra 23-vjeçari në Mitrovicë!

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 06 May 2017

23-vjeçari i vrarë mbrëmë në Mitrovicë, Ermal Kamberi ishte menaxher i lokalit ku ndodhi krimi. Kamberi u qëllua me tre plumba, konfirmon zëdhënësi i policisë i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Menaxher i lokalit “Check In” në Mitrovicë, Ermal Kamberi, ka ndërruar jetë pas marrjes së tre plumbave nga atentatori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Mirëpo, arsyet e vrasjes thuhet se kanë qenë për një rezervim të një vendi në lokal, merr vesh Express.

-Advertisement-

Zahiti për Express tha se tani organet e hetuesisë janë duke e hetuar rastin. Ai gjithashtu bëri të qartë se viktima është qëlluar 3 herë në trup.

Lajmin për vdekjen e Ermal Kamberit e kanë bërë të ditur edhe familjarë të tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera