Sport

“Për një ‘s’ që ti se vë”, skuadra franceze ngatërron rrugën dhe eliminohet nga Kupa

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 15 October 2021

Historitë qesharake në Kupën e Francës nuk kanë të mbaruar dhe më e fundit vjen nga skuadra e Tarbes, që u eliminua nga kompeticioni, pasi ngatërroi rrugën dhe nuk arriti dot në kohë në stadiumin e kundërshtarit.

Bëhej fjalë për turin para-eliminator të këtij kompeticioni, ku ekipi i Tarbes duhej të përballej me Vabres-l’Abbaye, megjithatë mbërriti në stadium me 50 minuta vonesë dhe humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë, duke u eliminuar përfundimisht.

Shkak është bërë ngatërresa e rrugës, pasi në hedhjen e të dhënave të GPS, shoferi kishte shkruar Vabre, pa “s” në fund dhe autobusi përfundoi në një lokalitet tjetër francez, rreth 90 kilometra larg stadiumit ku ishte planifikuar të luhej ndeshja.

-Advertisement-

Ekipi i Tarbes provoi të korrigjojë gabimin, duke u nisur menjëherë drejt destinacionit të saktë, por arriti atje rreth 50 minuta pas orarit të përcaktuar për fillimin e ndeshjes dhe atëherë arbitri kishte vërshëllyer tre herë, duke sinjalizuar fundin e një takimi që nuk nisi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera