Për një orë gjumë që mungon…ja pasojat!
Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 11 June 2019
Mungesa e gjumit është një ndjesi padyshim e pakëndëshme për këdo që i bie rasti ta përjetojë. Ditët kur zgjoheni të lodhur dhe me vështirësi nga krevati juaj me siguri i mbani mend. Ndodh të ndjeni vështirësi në fokusim, irritim të shpejtë apo trubullim të mendimeve si pasojë e mungesës së gjumit të mirë.
Në këtë mënyrë edhe rutina e përditshme kthehet në një sfidë e vërtetë, pasi ndiheni vazhdimisht të lodhur. Prandaj rëndësia e një gjumi të qetë dhe të mirë është një domosdoshmëri për funksionimin e metabolizmit. Po si ndikon gjumi në shëndet? Shumë studime kanë treguar se gjumi i mirë është një faktor kyç në parandalimin e sëmundjeve.
Simptoma të tilla si presioni i lartë i gjakut, obeziteti apo kolesteroli. Një studim i fundit, publikuar në revistën Diabetes Care nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shpjegon për problemet që mungesa e gjumit shkakton në organizëm. Mungesa e këtij proçesi të rëndësishëm mund të shkaktojë një gjendje shqetësuese për trupin që quhet sindroma Metabolike. Do të thotë që metabolizmi po zhvillon një sërë sëmundjesh kronike duke filluar që nga diabeti i tipit 2. Ekspertët morën në studim për këtë fakt rreth 2000 persona nga mosha 45 deri në 84 vjeç. Të dhënat nga këta persona treguan se, për çdo 1 orë gjumë të humbur në ditë ka rreth 27% më shumë për t’u prekur nga disa sëmundje.
Këtu listohen kryesisht problemet me mbipeshën, diabeti, kolesteroli i lartë apo presioni i lartë i gjakut. Prandaj ekspertët e cilësojnë gjumin si një faktor shumë të rëndësishëm në shëndetin e mirë të organizmit.
Por sa orë duhet të flini? Siç përmendëm dhe më sipër, gjumi i mirë dhe i qetë gjatë gjithë natës ndikon ndjeshëm jo vetëm në aktivitetet e përditëshme. Mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe të këtë pasoja në krijimin e sëmundjeve afatgjata.
Mjekët rekomandojnë të flini të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë. Bëjeni këtë rutinë të njejtë për çdo natë për të ndihmuar sa më shumë organizmin. Në këtë mënyrë trupi juaj do të kryejë të gjitha proçeset e tij në mënyrë normale duke u shplodhur. Gjithësesi zhvillimi i sëmundjeve kronike si diabeti apo ato kardiovaskulare ndikohet edhe nga faktorë të tjerë. Mundohuni që përveç një pushimi të mirë dhe gjumi të thellë, të mbani nën kontroll edhe stilin tuaj të jetesës.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...