Lajme

Për një muaj, 123 persona të akuzuar nga Prokuroria e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 31 January 2019

Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjatë muajit janar ka ngritur 99 aktakuza, ndaj gjithsej 123 personave, për vepra të ndryshme penale

Gjatë muajit janar të këtij viti , Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 88 (tetëdhjetetetë) aktakuza, kundër 105 (njëqindepesë) të pandehurve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit janar  janë ngritur gjithsej 11 (njëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 18 (tetëmbëdhjetë) të pandehurve.  Gjithashtu, gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës thotë se ka paraqitur 11 (njëmbëdhjetë) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj 18 (tetëmbëdhjetë)  të pandehurve.

-Advertisement-

“Nga Departamentin i  Krimeve të Rënda janë parashtruar 5 (pesë) kërkesa për caktimin e masës  paraburgim ndaj 11 (njëmbëdhjetë) të pandehurve, ndërsa nga Departamenti e Përgjithshëm i kësaj prokurorie, janë dorëzuar  gjithsej 6 (gjashtë) kërkesa ndaj 7 (shtatë) të pandehurve për caktimin e paraburgimit nga gjykata kompetente”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera