Lajme

Për një javë policia në Gjilan shqipton 725 gjoba

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 18 March 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilanit ka bërë të ditur se brenda një jave kanë shqiptuar 725 gjoba.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës kohore: 11.03-17.03.2022 kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, rripi i sigurisë , mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, dhe kundërvajtje tjera”, thuhet në komunikatë.

Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor kanë ndodhur 10 aksidente trafiku:

-Advertisement-

1. a) 07 aksidente me lëndime trupore dhe

2. b) 03 aksidente me dëme materiale

Lokacioni i aksidenteve:

1. a) 04 janë në rrugë nacionale

2. b) 03 janë në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Gjilan

3. c) 02 janë në zone të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Viti dhe

4. d) 01 janë në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Novobërd

Gjatë javës është konfiskuar 01 patentë shofer për tejkalim në vijë të plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera