Lajme

Për një javë 58 qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 03 May 2021

Nga shifrat e javëve të fundit duket të ketë një rënie të numrit të të infektuarve por edhe të vdekjeve si pasojë e virusit COVID-19 në Kosovë.

Ndërsa së bashku me këtë ulje të rasteve, pati edhe një rënie në numrin e testeve që bëhen në 24 orë.

Në shtatë ditët e fundit në Kosovë nga virusi COVID-19 kanë humbur jetën 58 persona, përderisa në total numri i vdekjeve ka arritur në 2 mijë e 187.

-Advertisement-

E numri i testimeve dhe në këtë javë sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë bërë 21 mije e 8 teste për koronavirusin.

Që nga 26 prilli deri me 2 maj në Kosovë kanë rezultuar pozitivë edhe 1 mijë e 594 qytetarë.

Zbutet pandemia në Kosovë, ky është raporti 24 orësh

Edhe në shifrat e sotme në raportin 24 orësh pati një rënie të numrit të të vdekurve dhe të rasteve pozitive.

Sipas IKSHPK-së, ishin 101 raste pozitive e 4 persona që humbën jetën nga COVID-19, të martën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera