Lajme

Për një ditë, policia shqiptoi 970 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 27 October 2020

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shpërndarjen e tiketave në bazë të ligjit anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit nga policia janë shqiptuar 970 tiketa të tilla.

Në javët e fundit pati një rritje të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, teksa Prishtina vazhdon të jetë qytetit me numrin më të madh të infeksioneve me këtë virus.

-Advertisement-

205 e raste janë konfirmuar dje, teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 18 mijë e 148 raste. 666 persona kanë humbur jetën dhe 15 mijë e 150 qytetarë të tjerë janë shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera