Lajme

Për një ditë në Kosovë ndodhën rreth 90 aksidente dhe policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 07 January 2022

Për 24 orë në Kosovë policia ka njoftuar se kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, shkruan Gazeta Infokus.

25 prej këtyre aksidenteve ishin me të lënduar, kurse 59 tjerë mbetën vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e enjte ka dënuar 1 mijë e 532 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit dhe 495 gjoba janë shqiptuar për ata që thyen masat anti-COVID.

-Advertisement-

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit u arrestuan 17 persona, 13 janë dërguar n mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera