Lajme

Për një ditë 5 gra rrihen nga burrat e tyre në Kosovë, bëhen për spital

Autori: Ermirë Berisha 09:47 | 22 November 2022

Policia e Kosovës ka raportuar se pesë burra kanë ushtruar dhunë fizikë ndaj grave të tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Këto raste kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Skenderaj.

Sipas raportimeve të viktimave, si pasojë e lëndimeve të marra ato kanë pranuar tretmane mjekësore.

-Advertisement-

Ndërsa, të dyshuarit janë duke u hetuar nga organet kompetente.

“Prishtinë/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosova e. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Skenderaj/ Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër  kosovare e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera