Lajme

Për një borxh rrahën katër persona në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 19 December 2021

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike në fshatin Miradi e Ultë në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, shkas i kësaj rrahje ka qenë një mosmarrëveshje lidhur me një borxh.

Tre nga katër të dyshuarit janë arrestuar, ku një prej tyre është ndalur për tretman në QKUK, e dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Ndërkaq, i dyshuari i katërt gjendet në arrati.

“Fsh. Miradi e Ultë, Fushë Kosovë 17.12.2021 – 20:22. Raportohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh, ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndalë për tretman të mëtutjeshëm QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera