Lajme

Për nëntë muaj në QKUK morën shërbime mbi 68 mijë pacientë

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 28 October 2023

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se për nëntë muaj, mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore në këtë klinikë.

Sipas QKUK-së, Klinika Emergjente ishte institucioni më i ngarkuar mjekësor me më së shumti punë në Kosovë.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe  995 operacione emergjente mjekësore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më tej, bëhet e e ditur se 16 mijë e 602 pacientë kryen vizita në dhomë të Reanimimit, 20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike, 11 mijë e 341 në Kirurgji dhe 14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera