Lajme

Për nëntë muaj, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 07 November 2024

Për nëntë muaj, shtatëdhjetë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se 55 për qind e viktimave në rastet e aksidenteve me fatalitet, janë drejtuesit e automjeteve-shoferët.

“ Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti (2024), (shtatëdhjetë) 70 persona kanë humbur jetën në aksidete të trafikut rrugor dhe rreth 55% prej tyre janë shoferë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se Njësitet patrulluese të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në terren, me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. Ndërsa ka thënë se vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme.

-Advertisement-

“Kërkojmë sërish nga të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat rrugore, kushtet e rrugës dhe dispozitat tjera ligjore që rrjedhin nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve, që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale. Njësitet tona patrulluese, të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve dhe vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme”, ka thënë Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera