Lajme

” Për mua ke qenë inspirim”- i tha Ahmeti, Kastratit pasi u mund nga VV-ja me 942 vota

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 15 November 2021

Qëndron Kastrati nga PSD-ja ka humbur zgjedhjet në Kamenicë, komunë kjo që e drejtoi për një mandat.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor për raundin e dytë të votimeve në zgjedhjet lokale ai u mund nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë Kadri Rahimaj me 8 mijë e 40 vota ose në përqindje 53,11.

Kastrati mori 7 mijë e 98 vota ose 46,89 përqind.

-Advertisement-

942 është diferenca e votave mes tyre.

“Suksese Qëndron! Për mua ke qenë inspirim edhe për punën por edhe vullnetin!”, ka shkruar Ahmeti në një postim në facebook

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera