Lajme

Për më pak se tre ditë mbi 12 mijë anëtarë i bashkohen grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 12 January 2020

Liqeni i Badovcit përveç bukurisë që ka, furnizon me ujë një pjesë të madhe të Kosovës.

E kjo përveq si vend me një natyrë të mrekullueshme e bën edhe jetik për qytetarët e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Por, dikush këtë e sheh edhe si biznes, duke mos e pasur aspak problem dëmtimin e tij.

-Advertisement-

Në këtë formë është paralajmëruar se aty po planifikohet ndërtimi i një lagje ekskluzive, rreth këtij liqeni.

Madje, thuhet se për këtë punë edhe është lëshuar një pëlqim nga ana e asaj që do duhej ta mbrojte, Ministria për Planifikim Hapësinor e Mjedis, shkruan gazeta inFokus.

Por, jo të gjithë janë njësoj. Ka edhe qytetarë që para parave e duan natyrën e mosdëmtimin e saj.

Kështu edhe është hapur një grup në Facebook, me këtë qëllim, mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Grupi është hapur më 9 janar, e që për një kohë të shkurtër, më pak se tre ditë ka mbledhur mbi 12 mijë anëtarë, shkruan gazeta inFokus.

Këtu, në këtë grup në Facebook, flitet se si të gjendet mënyra që të bëhen sa më shumë qytetarë e të kundërshtojnë këtë veprim, demolimin e Liqenit të Badovcit.

Disa kanë dhënë ide që të dërgohen shkresa zyrtare nëpër autoritetet kompetente që të mos lejohet një gjë e tillë, e disa po paralajmërojnë edhe protesta të mëdha.

Madje, është përmendur edhe një protestë nga qendra e Prishtinës e deri tek Liqeni i Badovcit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera