Për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Kurti: Duhet trysni shtesë mbi Beogradin

Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 10 January 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka thënë se për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duhet një trysni shtesë mbi Beogradin zyrtar, i cili siç ka thënë ai, e ka goditur politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian duke bërë marrëveshje me Rusinë.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila ka njohjen reciproke në qendër.
“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen me një marrëveshje ndëkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme, e cila e ka njohjen reciproke në qendër dhe për këtë insistojmë edhe ne edhe aleatët dhe partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini që njohjen reciproke e ka kërkuar edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhe këtë e ka bërë edhe në Beograd, por edhe e ka afirmuar në Prishtinë. Unë jam optimist, por ajo çfarë duhet të ndodh për këtë marrëveshje është trysni shtesë mbi Beogradin, i cili duke bërë marrëveshje me Federatën Ruse për bashkërendim të politikës së jashtme e goditi në mënyrë të paskrupull politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian, që kërkon sinkronizim, harmonizim të të gjitha vendeve anëtare dhe të atyre të cilët aspirojnë që të bëhen anëtarë në Bashkimin Evropian. Natyrisht Kosova është e tillë”, ka thënë Kurti.
Ai gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë ka bërë shkelje të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 kur u ka dërguar letra pesë shteteve mos njohëse duke u kërkuar që të refuzojnë aplikimin e Kosovës për Bashkim Evropian.
“Pesë ditë para dorëzimit të aplikacionit tonë saktësisht me datën 10 dhjetor, presidenti i Serbisë që dikur ka qenë ministër i informacionit të Millosheviqit deklaroi publikisht se po u dërgon letra pesë shteteve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës që të refuzojnë aplikimin për interesim të Republikës së Kosovës. Mos e harroni që me këtë rast ai ka bërë shkelje të pikës së 14 të marrëveshjes më të dashur të tij, të 19 prillit të vitit 2013 gjashtë pikat e para tq së cilës i referohen Asociacionit”, ka thënë ai.
Pas takimit me kryetarë e komunave të Kosovës, Kurti ka folur është për rastin e plagosjes së dy personave të komunitetit serb në Shtërpcë.
Ai ka thënë se të gjithë pa dallim duhet të presin vlerësimet e sistemit të drejtësisë.
“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, menjëherë dhe pa ekuivoke e kam dënuar ashpër dhe rastin edhe aktin, por tash i pandehuri ndodhet në paraburgim dhe procesi i drejtësisë duhet të jetë i paanshëm, i pavarur dhe profesional në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë e sa më shpejtë. Drejtësia nuk është akt, drejtësia është proces dhe ne duhet të ja japim shansin asaj. Ishim me shumë fat që nuk ka pasur të vdekur atë ditë. Pra në këtë fatkeqësi kishim fat dhe tash duhet ta lëmë sistemi e drejtësisë që të ndriçojë thellë këtë rast dhe ta bëjë vlerësimin e drejtë, sepse Republika e Kosovës është vendi i cili është kampion në Ballkanin Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit dhe vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në sundim të ligjit. Besoj që të gjithë ne pa dallim do të duhej të presim vlerësimet e sistemit të drejtësisë”, ka thënë kryeministri Kurti. /kp/

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...