Sport

Për këtë arsye klubi i Dritës i ndanë rrugët me futbollistin e njohur

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 17 June 2021

Klubi i Dritës ka njoftuar se i ka ndarë rrugët para kohës me futbollistin, Ergyn Ahmeti, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit dhe Ahmeti kanë shkëputur kontratën me marrëveshjen të dyanshme, pasi ky i fundit nuk ishte i kënaqur me minutazhën te Drita.

Ergyni u bashkua me ‘Intelektualët’ një vit më parë dhe ka arritur që të paraqitet në 25 ndeshje.

-Advertisement-

Klubi i Dritës e ka falënderuar Ahmetin për profesionalizmin e treguar si dhe i kanë uruar suksese në vazhdimin e karrierës.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit nga Gjilani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera