Lajme

Për kaq pak vota Vetëvendosja arriti fitoren në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 15 November 2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Shtimen, Qemajl Aliu arriti fitore në këtë qytet në raundin e dytë të zgjedhjeve për vetëm 194 vota më shumë.

Me gjithsej 6.920 vota apo 50,71%, Aliu doli i pari duke lënë mbrapa kundër kandidatin e tij nga PDK-ja Naim Ismajlin, ani pse me një diferencë të vogël në vota .

Ismajli i PDK-së në raundin e dytë arriti të sigurojë votat e 6.726 qytetarëve të Shtimes.

-Advertisement-

Kujtojmë se në raundin e parë LVV-ja arriti të dalë e para në këtë komunë me 5 mijë e 964 vota ndërsa PDK-ja ishte e dyta me 5 mijë e 865 vota, duke bërë kështu që dy kandidatët të shkonin në balotazh./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera