Lifestyle

Për ju që punoni për shumë orë para kompjuterit: Ja pse duhet të aplikoni teknikën “20/20/20”

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 19 June 2024

Ka disa video që po qarkullojnë së fundmi në “TikTok”, ku shumë njerëz ndajnë një problem të përbashkët që lidhet me sytë dhe pulsimin e qepallave, sidomos pas disa orëve qëndrimi para kompjuterit. Mjeku Karan Rajan thotë për “HuffPost” se ka shumë njerëz e lidhin këtë me lodhjen, teprimin me kafeinë apo pamjaftueshmërinë e gjumit.

“Në fakt, puna para kompjuterit për shumë orë pa shkëputje ndikon direkt në shëndetin e syve duke çuar në tharjen e tyre dhe probleme me shikimin,” thotë ai.

Por, ky mjek rekomandon se ka një metodë që mund ta përdorni nëse doni që të mos keni probleme me pulsimin e syve apo atë që shumëkush e identifikon si “tik nervor”. Kjo quhet metoda “20/20/20” dhe nëse e zbatoni shpesh do të shihni rezultate të kënaqshme, sipas mjekut.

-Advertisement-

Çfarë është kjo teknikë?

“Çdo 20 minuta, bëni një pushim dhe shikoni diçka të paktën 20 metra larg, për të paktën 20 sekonda,” shpjegoi mjeku Rajan. Kjo sipas tij ndikon në uljen e tensionit dhe tendosjes së syve duke çuar në qetësimin e tyre.

Sipas një studimi të publikuar nga “Nepalese Journal of Ophthalmology”, që shqyrtoi sindromën e vizionit kompjuterik (CVS), pra tendosjes së syve të shkaktuar nga ekrani pas dy orësh përdorimi të vazhdueshëm të kompjuterëve u zbulua se kjo teknikë është shumë efikase.

Ata konstatuan se 90% e 795 pjesëmarrësve kishin këtë sindromë të syve pas orëve të gjata në kompjuter, por pas pushimeve të shpeshta dhe shikimi të objekteve larg ata kishin një përmirësim të ndjeshëm.

Si mund ta aplikoni?

“Medical News Today” sugjeron vendosjen e një alarmi çdo 20 minuta. Nëse nuk mund të masni saktësisht me sy një objekt 20 metra larg, të paktën dilni në një dritare që e keni në ambientin e punës dhe thjesht shikoni jashtë godinës për 20 sekonda, mjafton që mos të jetë celular, kompjuter apo lojëra elektronike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera