Për ju që punoni për shumë orë para kompjuterit: Ja pse duhet të aplikoni teknikën ’20/20/20′
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 10 December 2024
Ka disa video që po qarkullojnë së fundmi në TikTok, ku shumë njerëz ndajnë një problem të përbashkët që lidhet me sytë dhe pulsimin e qepallave, sidomos pas disa orëve qëndrimi para kompjuterit. Mjeku Karan Rajan thotë për HuffPost se ka shumë njerëz e lidhin këtë me lodhjen, teprimin me kafeinën apo pamjaftueshmërinë e gjumit.
“Në fakt, puna para kompjuterit për shumë orë pa shkëputje ndikon direkt në shëndetin e syve duke çuar në tharjen e tyre dhe probleme me shikimin,” thotë ai.
Por, ky mjek rekomandon se ka një metodë që mund ta përdorni nëse doni që të mos keni probleme me pulsimin e syve apo atë që shumëkush e identifikon si “tik nervor”. Kjo quhet metoda “20/20/20” dhe nëse e zbatoni shpesh do të shihni rezultate të kënaqshme, sipas mjekut.
Çfarë është kjo teknikë?
“Çdo 20 minuta, bëni një pushim dhe shikoni diçka të paktën 20 metra larg, për të paktën 20 sekonda,” shpjegoi mjeku Rajan. Kjo sipas tij ndikon në uljen e tensionit dhe tendosjes së syve duke çuar në qetësimin e tyre.
Sipas një studimt të publikuar nga “Nepalese Journal of Ophthalmology”, që shqyrtoi sindromën e vizionit kompjuterik (CVS), pra tendosjes së syve të shkaktuar nga ekrani pas dy orësh përdorimi të vazhdueshëm të kompjuterëve u zbulua se kjo teknikë është shumë efikase.
Ata konstatuan se 90% e 795 pjesëmarrësve kishin këtë sindromë të syve pas orëve të gjata në kompjuter, por pas pushimeve të shpeshta dhe shikimi të objekteve larg ata kishin një përmirësim të ndjeshëm.
Si mund ta aplikoni?
Medical News Today sugjeron vendosjen e një alarmi çdo 20 minuta. Nëse nuk mund të masni saktësisht me sy një objekt 20 metra larg, të paktën dilni në një dritare që e keni në ambientin e punës dhe thjesht shikoni jashtë godinës për 20 sekonda, mjafton që mos të jetë celular, kompjuter apo lojëra elektronike.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Uni...
-
“O hajdut”, Erion Veliaj del nga SPAK-u pas pesë orësh intervistim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokur...
-
Komuna e Graçanicës thotë se i janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit për korrupsion
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Koso...
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...