“Për historinë që nuk mund të rishkruhet”, ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në marshin për drejtësi

Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 01 April 2023
Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet të dielën, më 2 prill nga ora 14:00.
Hoxha bëri thirrje që të gjithë së bashku të marshojnë për ata që dikur marshuan drejt lirisë.
“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që më 2 prill nga ora 14:00 të takohemi tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe të marshojmë drejt sheshit ‘Skenderbeu’”, shtoi Hoxha.
Ajo falënderoi të gjitha kategoritë e shoqërisë, të cilat e kanë mbështetur realizimin e këtij marshi dhe janë solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
“Kjo mbështetje e pa rezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalë në mbrojtje të historisë tonë më të lavdishme, e cila sot është rrezikuar nga interpretime të reja. Ne besojmë në drejtësinë e pa alternativë, me shpresën se asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, tha Hoxha, bëhet e ditur në njoftimin për media.
Ndërkaq, Ismail Tasholli tha se e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit tonë, është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.
“Siç e dini, e kemi për mision e qëllim qytetar, që dinjitetin dhe të drejtën tonë ta mbrojmë me përkushtim, Në këtë rast, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgiminë e saj historike dhe luftën tonë heroike.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të imponuar dhe të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe për lirinë e vendit tonë. Këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithë, sepse është një e vërtetë e çdonjërit. Është e vërteta e Kosovës së djeshme, e të sotmes dhe e Kosovës të së nesërmes”, shtoi ai.

Të tjera
-
Stoltenberg-Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të n...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23...
-
Paralajmëron Zelensky: Do të vdesin shumë njerëz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria e vendit të tij...
-
VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evrop...
-
Suspendohet polici, dyshohet se i dehur sulmoi fizikisht një grua
Një polic është suspenduar nga detyra.U raportua ai ishte i përfshirë në një ...
-
Dalin detaje nga vrasja e nënës nga i biri në Shqipëri
Zanihate Muhollari 65 vjeç është mbytur brenda banesës së saj në Përmet nga i...
-
Kurti për Hetemin: Çka s’i thonë, çdo ditë merr kërkesa për të dalë nga zyra
Kryeministri Albin Kurti thotë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim H...
-
Kurti “i jep zemër” Hetemit: Çdo ditë merr kërkesa për të dalë nga zyrja, e falënderoj për qëndresën e tij!
Kryeministri Albin Kurti thotë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim H...
-
Shqipëria vizitohet për herë të parë nga një president i Estonisë
Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, presidenti i Estonisë, Alar Karis, më 7...
-
Gjendet 23-vjeçari nga Shtimja i cili kishte dy ditë që ishte zhdukur
24-vjeçari nga komuna e Shtimes i cili ishte zhdukur tash e sa ditë është gje...
-
Analistët: Escobar dhe Lajçak do të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Vizita e nesërme në Kosovë dhe pastaj në Serbi e të dërguarit të posaçëm të B...
-
Elbert Krasniqi viziton kryetarin e Leposaviqit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi e ka vizituar kry...