Sport

Për herë të parë Superliga dhe Liga e Parë do të luajnë me top të unifikuar

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 22 January 2022

Tanimë kanë filluar përgatitjet e nevojshme për fillimin e stinorit pranveror, shkruan Gazeta Infokus.

E në këtë stinor Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës në futboll do t’i zhvillojnë ndeshjet me topa të unifikuar apo të njëjtë, gjë që po ndodh për herë të parë në këto liga.

“FFK tashmë e ka bërë shpërndarjen e topave të unifikuar, të cilët janë të brenduar me logon e saj për të gjitha klubet e BKT Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë. Kësisoj, tashmë për herë të parë të gjitha ndeshjet e elitës dhe ato të kategorisë së parë do të zhvillohen me topin zyrtar të FFK-së, i cili është i cilësisë më të lartë”, thuhet në njoftimin e Federatës.

-Advertisement-

Stinori pranveror do të fillojë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 shkurt, teksa Viva Fresh Liga e Parë më 19 shkurt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera