Lajme

Për herë të parë realizohen këto operacione në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 04 April 2022

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceval.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.

“Bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë. Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit të veçantë dhe me një hapje minimale të aortës. Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu thuhet se operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera