Lajme

Për herë të parë që nga fillimi i luftës Zelensky e viziton Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 13 May 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ta vizitojë Gjermaninë nesër pas udhëtimit të tij të sotëm në Itali.

Burime të qeverisë gjermane i thanë Reuters se presidenti ukrainas do të zbarkojë në Berlin të dielën – por ata nuk zbuluan se me kë do të takohet.

Zelenskyy e vizitoi Gjermaninë për herë të fundit për Këshillin e Sigurimit të Mynihut në shkurt të vitit të kaluar pak para se të shpërthente lufta.

-Advertisement-

Gjermania do të jetë vendi i nëntë që ai ka vizituar që nga pushtimi i Rusisë – pas Shteteve të Bashkuara, Polonisë, Britanisë, Francës, Belgjikës, Finlandës, Holandës dhe Italisë.

Më herët ai ka takuar kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe pritet të takohet me Papa Françeskun pasditen e sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera