Uncategorized

Për herë të parë në Europa League, Barça shumë më e vogël pa Messin

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 09 December 2021

Me eliminim nga Champions League që në fazën e grupeve, Barcelona devijoi nga rruga kryesore, por mbetet sërish në garë për të fituar një trofe të rëndësishëm në nivel ndërkombëtare: Europa League-n. Është hera e parë që Barcelona do të marrë pjesë në këtë garë, që kur Kupa UEFA ndryshoi emër që u quajt Europa League në sezonin 2003-2004.

Kjo ndodh pikërisht në sezonin e parë pas largimit të Lionel Messit drejt PSG-së. Me argjentinasin në organikë (nga sezoni 2004-2005), “blaugranat” kanë luajtur gjithmonë në Champions League, madje e kanë fituar plot katër herë këtë trofe prestigjioz. Në të gjitha pjesëmarrjen kanë mundur ta kalojnë fazën e grupeve.

Në gjashtë raste kanë shkuar deri në çerekfinale, po kaq herë në gjysmëfinale dhe tri herë janë eliminuar në fazën 1/8-ave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera