Rozë

Për herë të parë Arjola tregon se çfarë ndodhi me shtëpinë që ju dhurua në “BBV”

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 13 October 2022

Qysh nga dalja e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Arjola Demirin, vështirë që e kemi parë në ndonjë intervistë.

Së fundi, aktorja ishte e ftuar në emisionin “Pardon my French”.

Aktorja ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë pas mbarimit të spektaklit, si dhe nëse e mori shtëpinë e famshme që ju dhurua ndërkohë që ishte si konkurrente në “BBV”.

-Advertisement-

“Në fakt e kam evituar pjesën që të flas për Big Brother, kam evituar edhe shumë intervista sepse ajo ishte një eksperiencë në ato kushte dhe rrethanat ishin ato që ishin brenda dhe kur del jashtë më pas është e kotë të analizosh dhe të thuash që do ta kisha bërë këtë apo atë. Një gjë është e sigurt, pas analizës që unë kam bërë për të gjithë atë që ndodhi aty sigurisht që kam pasur edhe unë disa gabime të mijat në sjellje dhe jam munduar t’i rikuperoj me ata njerëz, që jo se u kam hyrë në hak.”, është shprehur ajo.

E si duket Arjola nuk e ka kaluar edhe mirë periudhën pas spektaklit dhe i është dashur një pushim, shkruan lajmi.net.

“Nëse do flasim që a jam mirë pas ‘BBV’ sigurisht që duke qenë se po e flas për herë të parë hapur, kam pasur një moment që mora pauzë nga çdo gjë sepse kisha nevojë të rikuperoja të gjithë atë energji që shkarkova aty sepse realisht kur kam qenë brenda shtëpisë koka ka qenë jashtë dhe trupi brenda. Nuk doja ta bëja të ditur që nga e gjithë ajo ngarkesa psiko-emocionale e të gjithë historisë u ezaurova aq shumë sa që nuk kisha më fuqi të bëja asgjë.”, ka vazhduar ajo.

Kur bëhet fjalë për shtëpinë e famshme që ju dhurua në “BBV”, të gjithë janë kuriozë se çfarë ndodhi me të.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat. “, tregoi Arjola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera