Lifestyle

Për gjashtë muaj e lava fytyrën me ujë orizi. Ja çfarë më ndodhi!

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 18 May 2021

Nga Reader’s Digest

Nuk është sekret që stresi shkakton shumë akne. Dhe viti i fundit ka qenë vërtet stresues. Kam kaluar shumë kohë duke hulumtuar për shëndetin dhe produktet e bukurisë që mund të më ndihmojnë dhe të ndjehem më mirë. Pavarësisht këtyre, fytyra ime ishte sërish ‘një katastrofë’.

Nuk mund të përdorja të gjitha produktet derisa të gjeja të duhurin. Maskat nga ana tjetër kushtojnë shumë. Por gjeta një sukses të habitshëm të kujdesit për lëkurën me një produkt të papritur: ujë orizi.

-Advertisement-

Çfarë është uji i orizit?

Orizi e thith të gjithë ujin që i hedh, kur e gatuajmë. Në këtë rast që duam ta përdorim për fytyrën, hidhini shumë ujë. Kaq mjafton për të pasur produktin që ju nevojitet, informon dritare.net.

Ai përmban vitamina, minerale dhe aminoacide që ofrojnë përfitime jo vetëm për lëkurën por edhe për flokët. Markat e bukurisë, e përdorin mjaft në produktet e tyre. Përfitimet e ujit të orizit për kujdesin e lëkurës. Për shekuj me radhë, uji i orizit është përdorur për kujdesin e flokëve dhe lëkurës në Japoni, Kinë dhe Kore.

“Uji i orizit zakonisht përdoret për përfitimet e tij të buta hidratuese dhe anti-inflamatore. Është një përbërës i shkëlqyeshëm për njerëzit që kanë lëkurë të thatë ose të ndjeshme, por mund të përdoret te të gjitha llojet e lëkurës ”, thotë Joshua Zeichner, MD, drejtor i studimeve kozmetike dhe klinike dhe asistent profesor i dermatologjisë në Spitalin Mount Sinai në New York City.

Ajo që duhet të bëni është të shpëlani fillimisht fytyrën apo flokët me ujin e orizit, ti mbani për rreth 20 minuta dhe më pas t’i shpëlani me ujë të pastër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera