Për financimin e subjekteve politike, 4.2 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 22 Janar 2018
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë 4 milionë e 200 mijë euro për financim të aktiviteteve të subjekteve politike nga fondi për vitin 2018, ku këto mjete ndahen në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvendi për atë mandat.
Në këtë mënyrë koalicioni në mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe partitë tjera që kanë qenë në koalicion kanë marrë më së shumti 1 milion 228 mijë e 500 euro, pasi që kanë 39 deputetë.
Pastaj është Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë që do të marrë 1 milion e 008 mijë euro, kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 deputetë do të marrë 913 mijë e 500 euro, raporton KP.
Drejtoresha për Regjistrimin partive politike në KQZ, Miradije Mavriqi, ka bërë të ditur se shuma e mjeteve ndahet në bazë të ulëseve që këto parti kanë fituar në Kuvend.
“KQZ përcakton mjetet nga fondi për mbështetje të partive politike, shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve politike nga fondi për vitin 2018 është 4 milionë e 200 mijë dhe ndahet në bazë të ulëseve apo përfaqësimit të fituar në Kuvend në atë mandat”, bëri të ditur ajo.
Sa i përket ndarjes së këtyre mjeteve, anëtari i KQZ-së nga PDK, Betim Gjoshi, tha se duke qenë se ata janë përgjegjës për të menaxhuar me këtë fond është mirë që të ketë edhe akte ligjore të mjaftueshme për të rregulluar këtë çështje.
“Nuk e di si kemi ardhur deri kjo ku ne jemi përgjegjës me ia nda, me menaxhuar me këtë fond, por pasi jemi përgjegjës është mirë që t’i kemi edhe aktet e mjaftueshme për të rregulluar këtë. Unë jam për përndryshe sot me votuar që me i hap rrugë ndarjes së buxhetit, por ndërkohë sa më shpejt me parapa mënyrën e shpenzimit. Mandej me pa edhe një mënyrë grupet parlamentare pjesën tjetër qysh e shfrytëzojnë, se kjo shuma është në përqindje ndahet për partitë politike 10 për qind ndahet për funksionim të grupeve parlamentare. Është mirë me parapa edhe këtë pjesë se ne e kemi një realitet të ri në Kuvendin e Kosovës, kështu që duhet me e rregulluar”, tha ai.
Edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Binak Vishaj, tha se do të ishte e rrugës që të gjejnë një formë që shpenzimi i parasë publike të rregullohet me akte ligjore.
“Në situatën që e kemi edhe grupet parlamentare, por edhe për nismat edhe për koalicionet edhe pse ato rregullohen me marrëveshje politike paraprakisht para se të themelohet koalicioni dhe e kanë të qartë se e kanë rregullimin e brendshëm. Prapë se prapë kish qenë e rrugës dhe e mbështesë idenë e Betimit që ne ta gjejmë një formë që ta bëjmë më të lehtë çështjet teknike dhe procedurale që shpenzimi i parasë publike të rregullohet me akte ligjore. Deri sa ne i japim këto të kemi edhe forma se si t’i rregullojmë për t’i mbikëqyrur këto mjete që po ndahen edhe për partitë politike, por edhe tek grupet parlamentare jo vetëm në këtë mandat, por edhe në mandatet që vijnë të kemi një rregullativë të përhershme që t’i zgjedh këto çështje”, tha ai.
I të njëjtit mendim ishte edhe kryesuesi i mbledhjes së KQZ-së, Ercan Spat, por i cili tha se duhet ta dërgojnë në aprovim pasi që partitë politike kanë nevojë për këtë buxhet.
“Unë pajtohem por besoj që të gjithë edhe kolegët tjerë janë të mendimit se na duhet një rregullativë dytësore. Në të njëjtën kohë është obligim i joni që në periudhën e ardhshme të krijojmë atë dokument rregullativën dytësore, por fakti se subjektet politike kanë nevojë për këtë buxhet, për demokratizim na detyron të shkojmë në aprovim”, tha ai.
Në këtë mbledhje të KQZ-së, është miratuar edhe plani i punës së KQZ-së për vitin 2018, po ashtu, është miratuar edhe draft projektit për Ditën Globale të Zgjedhjeve.
Gjithashtu, është bërë edhe zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve dhe është miratuar plani final i prokurimit të KQZ-së për vitin 2018.
Po ashtu, është miratuar edhe rekomandimi për mos pranimin e ndryshimit të partisë politike nga “Bosnjacka Stranka Demokratske Akcije Kosova-BSDAK” në “Evropska Stranka Demokratske Akcije-ESDA. /KP/

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...

































