Lajme

“Për faqe të zezë, Albin Kurti po shoqërohet nga Martin Berishaj në vizitën në Sarajevë”

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 06 December 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar përbërjen e delegacionit të Kosovës në vizitën e tyre në Sarajevë.

Krasniqi ka thënë se bashkë me Kurtin është edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në skandalet e energjisë.

Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:

-Advertisement-

Një prej arsyeve pse i kemi punët e jashtme për faqe të zezë është ilustruar në foton më poshtë.

Kryeministri shoqërohet nga Ambasadori i tij, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ambasadori në fjalë ka pranuar qindra mijëra euro në një llogari bankare të tij në Mal të Zi nga kompania GEN, Dega në Beograd.

Ndryshimi është i domosdoshëm!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera