Lajme

Për Ditën e Pavarësisë mbyllen qendrat e vaksinimit kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 16 February 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Ditën e Pavarësisë qendrat e vaksinimit kundër koronavirusit do të jenë të mbyllura, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë menjëherë në ditën e premte, duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat anti-Covid.

“Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera