Lajme

Për Ditën e Fëmijëve në Drenas u ndahen dhurata fëmijëve të “Handikos”

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 01 June 2017

Me aktivitete të ndryshme, në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas, është shënuar dita ndërkombëtare e fëmijëve.

Të pranishëm në këto aktivitete ishin kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtorë të drejtorive komunale, KVRL-ja, prindër dhe qytetarët.

Para të pranishmëve, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar ditën ndërkombëtare të fëmijëve duke thënë se Kosova është vend shumë i veçantë, pasi që shumicën e popullsisë e ka të rinj dhe fëmijë, që janë ardhmeria e vendit.

-Advertisement-

Për argëtimin e të pranishmëve, janë kujdesur nxënësit e shkollës “Rasim Kiqina”, fëmijët e organizatës “Handikos” dhe fëmijët e çerdhes “Ardhmëria” në Drenas, ndërsa është mbajtur edhe këndi i pikturës dhe fotografisë.

Pas këtij akvititeti, kryetari Lladrovci se bashku me anëtarët e KVRL-së, kanë ndarë dhurata për fëmijet e organizatës “Handikos” në Drenas për nder të kësaj dite.

Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria e Administratës dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit, ndërsa motoja e këtij aktiviteti ishte “Jam Fëmijë, por kam të drejta”, njofton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera