Lifestyle

Për disa minuta: Truk i thjeshtë se si këpucët ose çizmet e lëkurës t’ju bëhen më të rehatshme!

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 11 January 2019

Për pak kohë do të keni këpucë të cilat do të jenë tërësisht të përshtatura këmbëve tuaja.

Këpucët dhe çizmet e lëkurës të gjithë i kemi në listën e të preferuarave. Mirëpo, shpesh ndodh që pas shëtitjes së parë me këpucë të reja e kuptojmë që megjithatë janë tepër të ngushta dhe të parehatshme,

Natyrisht, gjithmonë ekziston opsioni që t’i dërgoni te këpucëtari, mirëpo ekziston njëkohësisht edhe rreziku që këpucëtari do të mund tërësisht t’jua deformojë këpucët.

-Advertisement-

Për t’i pasur po ato këpucë, por më të rehatshme, ju këshillojmë të provoni këtë truk të thjeshtë në shtëpi me të cilin do t’i zgjeroni këpucët për vetëm disa minuta.

Mbathni çorape termo dhe pastaj sipër tyre mbathni këpucët apo çizmet.

Filloni t’i nxehni këpucët me tharëse flokësh dhe me atë rast lëvizni gishtat e këmbëve në mënyrë që t’i ndihmoni zgjerimit të këpucës.

Përafërsisht pas një minute nxehjeje, shëtisni rreth 20 sekonda dhe sipas nevojës përsëriteni procedurën.

Pra, e gjitha është kjo, për disa minuta do të keni këpucë të cilat do të jenë tërësisht të përshtatura për këmbët tuaja!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera