Lajme

Për Demarkacionin mungojnë 3 vota

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 27 February 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është shprehur i bindur se në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës do të ratifikohet demarkacioni edhe pse ka rikonfirmuar se kanë vetëm 78 vota, shkruan Infokusi.com

‘Ne presim që nesër të fillojë seanca dhe angazhimi i të gjithë neve është që seanca të përfundojë me sukses, pra me ratifikim te demarkacionit. Na nevojiten 81 vota deri tani i kemi te konfirmuara 78 dhe besojmë që deri në momentin kur do të hidhet në votim do të keni votat e mjaftueshme për ratifikim’, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se 23 deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do të votojnë demarkacioni.

-Advertisement-

‘Unë mund të ua konfirmojë se votat e PDK-së janë unike, janë 23 të gjitha në favor të kësaj marrëveshje’, ka shtuar Krasniqi.

Këto deklarime Krasniqi i bëri pas mbledhjes që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pati me përfaqësuesit e partive, shkruan Infokusi.com.

Kuvendi i Kosovës nesër në orën 10:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të bëhet ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera