Lajme

Për çka po akuzohet Gucati nga Specialja?

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 01 October 2020

Hysni Gucati momentalisht është në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës në Hagë.

Sipas Gjykatësit, Gucati po akuzohet për hakmarrje frikësim dhe publikim të dosjeve apo dokumenteve konfidenciale.

“Frikësimit gjatë procedimit penal. Në bazë të nenit 337 të kodit penal të Kosovës. Ekziston dyhimi se Gucati mbajti tre konferenca për shtyp ku ai shpërndau dokumente konfidenciale dhe jo publike që kanë lidhje me punën e Dhomës së Prokurorit të Specializuar, ku Gucati përmend emrin e disa dëshmitarëve.

-Advertisement-

Kjo sjellje përbën shkelje të rëndë që e nxit një person të mos japë informacion të vërtet.

Kryerjen e veprës penale të hakmarrjes.

Ekziston dyshimi se Guacati ka mbajtur tre konferenca për shtyp ku vuri në dispozicion të medias dokumente konfidenciale të dhomave të specializuara.

Arrestimi është i domosdoshëm sepse ka rrezik të arratiset dhe të pengoje përsëri veprat penale të lartëcekura”, u tha nga Gjykatësi i Speciales./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera