Lajme

Për cka biseduan Biden e Erdogan?

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 24 April 2021

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden, biseduan në telefon të premten e 23 prillit. Fokus i diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet vendeve.

Sipas Drejtorisë Turke të Komunikimeve, Erdogan dhe Biden ranë dakord mbi karakterin strategjik të marrëdhënies dypalëshe.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinënë e punës së përbashkët për të ndërtuar një bashkëpunim më të madh për çështje me interes të përbashkët.

-Advertisement-

Sulmi në Nice, gruaja e shqiptarit të arrestuar kundërshton ekstradimin në Francë

Presidenti turk vuri në dukje se adresimi i çështjeve të pranisë së FETÖ në SHBA dhe mbështetja e Washingtonit për grupin PKK / PYD në Siri është e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Të dy udhëheqësit kanë rënë dakord të takohen në qershor.

Takimi do të zhvillohet s më 14 qershor në Bruksel, Belgjikë dhe do të përdoret “për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve bilaterale dhe rajonale”, tha Shtëpia e Bardhë.

Gjatë bisedës Biden përcolli “interesin e tij për një marrëdhënie dypalëshe konstruktive me fusha të zgjeruara bashkëpunimi dhe menaxhim efektiv të mosmarrëveshjeve”.

Kjo ishte biseda e parë telefonike midis Erdogan dhe Biden që kur presidenti i SHBA-së mori detyrën në janar.

Sipas burimeve diplomatike më 23 prill, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoglu, gjithashtu zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken për të ndjekur çështjet e diskutuara nga Erdogan dhe Biden.

Gjithashtu shprehën rëndësinë e përparësisë për interesat strategjikë dhe të përbashkët në marrëdhëniet Turqi dhe SHBA brenda kornizës së respektit reciprok, pavarësisht nga mosmarrëveshjet aktuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera