Lajme

Për cilin objekt Kuvendi i Kosovës paguan 10 mijë euro qira?

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 28 April 2021

Kuvendi i Kosovës paguan 10 mijë euro qira një objekt privat për sistemimin e Bordit të Komisionit për Ndihmë Shtetërore.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, gjatë shqyrtimit të raportit financiar të Kuvendit të Kosovës në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ka thënë se Komisioni për Ndihmë Shtetërore funksionon prej rreth tri vitesh.

Inspektorët e Komunës së Prishtinës shkojnë për të rrënuar një objekt, “befasohen” nga pamja

-Advertisement-

“Qiraja ka të bëjë për Komisionin për ndihmë shtetërore, i themeluar tash e tre vite. Në pamundësi të vendoset në objektin e Kuvendit të Kosovës bordin e KNSH-së, kemi vendosur këtë institucion në një objekt privat”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, në formë lutjeje për anëtarët e Komisionit për Buxhet, ka kërkuar që të ndryshohet statusi i KNSH-së në agjenci të pavarur, në mënyrë që ky institucion të pavarësohet nga Kuvendi. /Insjader/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera