Lajme

Për cfarë u akuzua dhe u dënua ish kryetari i Kaçanikut?

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 24 May 2019

Xhabir Zharku, i cili për gjashtë vite iu shmang vuajtjes së dënimit me burg duke qëndruar larg Kosovës, në Suedi thotë se ende nuk është e qartë se për cfarë u akuzua dhe për cfarë u dënua.

Ai akuzon misionin ndërkombëtar të EULEX-it, për sic thotë ai, montim të rastit dhe instrumentalizim të dëshmitarëve, shkruan gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

 

“Për çka jam akuzu dhe jam dënu asnjëherë nuk është e qartë. Kanë qenë akuza shabllone, kanë shfrytëzu UNMIK-u dhe EULEX-i një rast dhe kanë bërë viktima të cilat i kanë shfrytëzu dhe të cilët kanë qenë të gatshëm që për interesa të thjeshta personale të deklarojnë kundër meje”, thotë Zharku.

Ai këtë e vlerëson si padrejtësi që i është bërë nga misioni i EULEX.

“Këtë e kanë përdorë edhe si proces kundër meje për të më dënuar, e që në fakt në fund të gjitha pikat kanë rënë dhe kanë fantazu një pikë, sa për mos me dështu procesi më kanë akuzu dhe kjo është e gjitha ajo”, thotë Zharku.

Intervistën e plotë me ish kryetarin e Komunës së Kaçanikut, mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera