Lajme

Për çfarë projekte miliardëshe po negocion Kosova me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 22 September 2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambienti, Blerim Kuçi ka dhënë detaje nga takimi me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Takimin e sotshëm të këtij delegacioni amerikan na duhet ta marrim si përpjekje për të shty marrëveshjen në Washington. Pra është një marrëveshje tejet serioze, pasi edhe vetë delegacioni që është sot prezent tregon seriozitetin e kësaj marrëveshje”, ka bërë të ditur Kuçi në emisionin “Ekonomia n’Fokus” të Gazetës inFokus.

Sipas tij, me amerikanët po diskutohet për projekte miliardëshe të cilat do të financohen nga Korporata e Zhvillimit Financiar, shefi i së cilës, Adam Boehler ishte të hënën në Kosovë për siç huhet, të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.

-Advertisement-

Kuçi në emisionin “Ekonomia n’Fokus” ka bërë të ditur se Qeveria Trump është e interesuar që kjo marrëveshje jo vetëm të nënshkruhet por edhe të implementohet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera