Rajoni dhe Bota

Për çfarë po përgatitet Serbia – blen sistemin rus të raketave kundër-ajrore

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 20 January 2020

Rusia e Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje përmes të cilës kjo e fundit do të blej sistemin raketor rus kundër-ajror.

Kështu nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Serbia do të pajiset deri në fund të këtij viti me gjashtë sisteme “Pantsir-S1”, shkruan Sputnik, gazetë e afërt me qeverinë ruse, transmeton gazeta inFokus.

E për këtë sistem Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i kishte përmendur edhe në fund të tetorit.

-Advertisement-

Këto raketa janë të dizajnuara që të mbrojnë objektet vitale ushtarake e industriale nga rreziqet e ndryshme ajrore.

E me këtë sistem po pajisen edhe shtete tjera sikur Vietnami, Siria, Jordani, Irani, Iraku e Emiratet e Bashkuara Arabe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera