Lajme

Për çfarë arsye e kishte rrahur babai i tij Adem Mikullovcin? 

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 26 October 2019

Aktori Adem Mikullovci tregon një histori të pa thënë deri më tani me babain e tij.

Mikullovci në një intervistë ekskluzive në emisionin Konak, prodhim i gazetës inFokus thotë se babai i tij e kishte rrahur sepse nuk e kishte kuptuar mirë se cka dëshiroonte të thoshte mësuesja me fjalën “i shembullortë”.

Aktori rrëfen se si babai i tij kishte shkuar në shkollë në mbledhje të prindërve dhe mësuesja i kishte thënë se “për Ademin skam çka flas, i vetmi shembullore”, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Baba jem s’bën zo, krejt prindërit e tjerë tu e shiku babën tem ky i turpërum e ul kokën, s’bon zo hiq. E vjen te shpia e t’më kap  mu e t’më qohet shuplaka e shkelma e grushta, don me m’myt. Kcejnë nana e vllaznit mo se e myte djalin. Thotë ma ka mar ftyrën krejt klasa mirë e shumë mirë veq ky shtrembullore”.

Ai tregon se si i kanë sqaruar babit të tij se shembullore është më i miri në klasë dhe jo më i keqi.

Mikullovci thotë se mosmarrëveshje të tilla të vogla e kanë përcjellë atë gjatë gjithë jetës së tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera