Për 9 muaj mbi pesë mijë qytetarëve u merret patentë shoferi
Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 18 December 2021
Mbi 5 mijë e 500 patentë shoferë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës deri në shtator të këtij viti, ndërsa për të njëjtën periudhë të njëjtit u kanë vendosur pikë negative mbi 13 mijë shoferëve për arsye të shkeljes së rregullave në komunikacion.
Policia e Kosovës, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se si ekipe janë duke i vazhduar aktivitetet që i kanë lidhur me sigurinë në trafik.
“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar deri në Shtator 2021, 5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, dhe 13 mijë e 532 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative. Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën masa rigoroze ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen për një siguri më të madhe rrugore”, thuhet në përgjigjen me shkrim.
Ekspertët e komunikacionit mbështesin Policinë e Kosovës në aplikimin e këtyre masave të cilat janë të përcaktuara me ligj.
Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, në një prononcim për KosovaPress u shpreh se kjo metodë, ndonëse nuk mund të jetë zgjidhje afatgjate, por aktualisht shërben për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve.
“Nuk do të thosha që është një zgjidhje e afatgjate, mirëpo është forma e vetme që të vetëdijesohen ngasësit e papërgjegjshëm të automjeteve në trafikun rrugor, për shkak se përveç që e rrezikojnë ata vetën e tyre, ata rrezikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor. Të gjitha këto janë të rregulluara varësisht prej shkeljes që bëhet, varësisht prej trafikut rrugor dhe prej përsëritjes së këtyre shkeljeve, janë të rregulluara me Ligjin për sigurinë e trafikut dhe është mirë që policia është vënë në ekzekutimin e këtyre dispozitave ligjore thjesht me qëllimin më të mirë që të ofrohet një ambient më i sigurt për të gjithë me qarkullimin rrugor për të gjithë përdoruesit e rrugës”, tha Krasniqi për KosovaPress.
Eksperti i komunikacionit rrugor, Bekim Ahmeti, thotë për KosovaPress se lejet e qarkullimit merren në rast të tejkalimit të shpejtësisë, të vijave të bardha dhe të mosrespektimit të semaforit.
Ai mendon se numri i patentë shoferëve që merren nga policia është i pakët në raport me situatën në rrugët e vendit.
“Pak janë duke i marrë se çka duhet në raport me atë edhe gjendjen e komunikacionit që e kemi momentalisht. Policia zakonisht i merr patentë shoferët se është masë preventive mbi Ligjin e sigurisë në komunikacion për shkelësit e rregullave të komunikacionit atëherë kur e shkelin kufizimin e shpejtësisë, vijën e bardhë, semaforët dhe raste të tjera[…]Po varësisht prej rastit, te kufizimi i shpejtësisë në qoftë se kufizimi i shpejtësisë shkelet me normë të caktuar, në qoftë se ka qenë 60 km në orë dhe tash shkelet 80 ose 100 në këto raste merret patentë shoferi, te rasti i vijës së plotë edhe në rastin kur kemi hyrje në semaforin e kuq atëherë policia e merr patentë shoferin për një afat të caktuar kohor prej 3 muaj, d.m.th edhe me largim të pikëve rezulton edhe me dënim të gjobës prej 300 eurove ku si rezultat i kësaj bëhet një preventiv për shkelësit e ligjit dhe të komunikacionit”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, ndërsa në kohën aktuale t’i përshtaten edhe kushteve të rrugës.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
































